Portjeri gjerman i PSG-së, Kevin Trapp ka dhënë një intervistë për Sport Bild, në të cilën përvec të tjerash është pyetur edhe për të ardhmen e bashkëlojtarit të tij tek klubi Francez, Neymar.
Ai tha se nuk po arrin të kuptojë asgjë nga mediat pasi një ditë po e dërgojnë në Real Madrid dhe ditën tjetër në Barcelonë.
”Çdo ditë ka diçka të ndryshme rreth tij në gazeta. Një ditë shkon në Real Madrid dhe të nesërmen kthehet në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë.”, thotë Trapp për të ardhmen e Neymar.
”Ne jemi të kënaqur që ai është në ekip dhe shpresojmë që do të qëndrojë në Paris për një kohë të gjatë. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe erdhi këtu në nivelin më të lartë. Shfaqjet e tij shpesh e bëjnë diferencën në fushë.”, përfundoi portjeri Gjerman.