Futbollisti i Chelseas, Eden Hazard ka imituar hapat e bashkëkombasit dhe bashkëlojtarit të tij, Thibaut Courtois, se do të qëndrojë në Chelsea.
Superylli Belg, ka dhënë një intervistë për RTBF në Belgjikë, në të cilën përvec tjerash ka analizuar edhe fjalët e Thibaut Courtois që tha se do të vazhdojë qëndrimin në Londër dhe se është njëri nga objektivat kryesorë të Real Madridit.
”Nëse ai është këtu, kemi portjerin më të mirë të botës në Chelsea. Duhet të fitojmë gjërat dhe është mirë të kemi lojtarët më të mirë.”, tha Hazard për fjalët e portjerit rreth qëndrimit në Londër.
Gjithashtu ai diskutoi edhe për të ardhmen e tij pas interesimit të Real Madridit: ”Në këtë moment jam ende në Chelsea. Së pari sezoni, pastaj Kupa e Botës dhe në fund pushimet. Do të shohim se cfarë do të ndodhë. Nuk kam menduar ende (për ndryshimin e ekipit), kam dy vite kontratë me Chelsean dhe jam i lumtur. Në këtë moment po mendoj vetëm për fundin e sezonit dhe Botërorin.”