Hat-tricku i shënuar i Gareth Bale me kombëtaren e Uellsit në ndeshjen e zhvilluar ndaj Kinës ka bërë që lojtari në fjalë të quhet një lojtar special nga bashkombasit e tij.
Ishte trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ai i cili pas ndeshjes deklaroi se Bale është një lojtar special.
“Duhet t’i jepni atij lirinë për t`i dëmtuar ekipet”, u shpreh Giggs.
Gareth Bale për Ryan Giggsin ka aftësinë të shënojë cdo lloj të golit. Selektori Uellsian madje thotë se Bale ka ngjashmeri me Cristiano Ronaldon.
“Të dy e filluan karrieren në krahë dhe tani janë golashenues”, bëri të ditur 44 vjeçari Giggs.
Në lidhje me hat-trickun e Bale, foli edhe ish-lojtari i Uellsit, Ian Rush i cili poashtu e quajti Bale një lojtar special.
“Mendoj se ka qenë fantastik. Ai e theu rekordin. Edhe shumë golat të tjerë kanë për të ardhur nga Gareth Bale”, ka thënë Rush.
Hat-tricku i Gareth Bale, sipas bashkëlojtarit të tij tek kombëtarja, Joe Allen është i jashtëzakonshëm. Allen shtoi se rekordin e golashenuesit më të mirë të kombëtares Bale vetëm sa do ta zgjerojë tani e tutje.
“Ai do të shënojë shumë më tepër gola. Do të duhet diçka e veçantë për të mposhtur rekordin e tij”, ka deklaruar 28 vjeçari.
Bale në ndeshjet e fundit sipas medieve në Spanjë e ka humbur statusin e titullarit tek Real Madridi.
Sa i përket kësaj Allen thotë se është vetëm çështje kohe para se Bale të rikthehet si startues.
Allen u shpreh se Bale është në kulmin e fuqive të tij, duke shtuar se janë shumë krenar që ai është një Uellsian.
Uellsi do të luajë përballë Uruguajit në finalen e Kupës se Kinës.