Sipas Daily Mirror, Liverpooli është gati t`i ofrojë Salah një kontratë prej 13 milionë eurove në vit në menyrë që të mbetet në Anfield dhe të refuzojë ofertat e Real Madridit.
Kjo do të thoshte se egjiptiani do të fitonte 230,000 mijë euro në javë.
Disa ditë me parë vetë Salah u shpreh se i pëlqen të luajë në Premiere League, duke shtuar se kjo ligë i përshtatet stilit të tij.
Poashtu edhe trajneri Klopp deshiron ta mbajë Salahun pas humbjes se brazilianit, Phillipe Coutinho i cili në merkaton dimerore kaloi tek Barcelona.
Megjithkëtë, Salah mbetet në krye të prurjeve të mundshme te Real Madridit për sezonin e ri.
Largimi i mundshëm i Gareth Bale mund të kompensojë koston e një lojtari që ka shënuar 36 gola në 41 ndeshje deri me tani këtë sezon.