Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin ‘Quinas de Oro’ si lojtari më i mirë Portugez për vitin 2017.
Pas pranimit të cmimit, Portugezi foli për media duke thënë se është më i miri dhe duke falënderuar bashkëlojtarët e tij.
”Gjithmonë them se jam më i miri sepse besoj që këtë e tregojë në fushë. Çfarëdo të thonë të tjerët.”, këto ishin fjalët e tij pas pranimit të cmimit.
Portugezi falënderoi bashkëlojtarët e tij për trofeun dhe bëri pak shaka duke thënë se ka pasur 3 fëmijë në 3 muaj.
”Eshtë një moment i bukur dhe dua t’a ndajë me bashkëlojtarët e mi. Eshtë e mahnitshme në nivel individual dhe kolektiv. Ka qenë një vit historik për Real Madridin. 5 trofe brenda një viti, topi i 5 i Artë, çmimi i dytë nga FIFA. Faleminderit familje. Kam pasur 3 fëmijë në tre rekorde, ky është një rekord tjetër.”, përfundoi Portugezi duke qeshur.