Një tjetër top u mor në shtëpi nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen e fundjavës ndaj Gironas, teksa Portugezi arriti të shënoje 4 herë në fitoren 6-3 të Real Madridit.
Këto gola shënuan edhe hat-trickun e 34 në kompeticionin La Liga, e që njëherit është edhe shifra më e lartë nga çdo lojtarë tjetër në top kampionatet Europiane.
Portugezi tejkaloi Gerd Muller që mbante rekordin me 32 hat-trick të shënuar dhe tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave kur vjen në pyetje shënimi i hat-tricks.
Lionel Messi, nga ana tjetër, është ndjekësi më i afërt nga lojtarët aktiv me 28 hat-tricks në La Liga.
Teksa shkojmë jashtë Spanjës dhe Gjermanisë, është Alan Shearer lojtari me më së shumti hat-trick në kampionatin e Premier League me 11 të shënuar. Në Itali, Giuseppe Meazza lideron me 15 hat-tricks të shënuar, Mario Jardel me 12 në Portugali, ndërsa Zlatan Ibrahimovic mban rekordin në Ligue 1 me 7 të shënuar.