Agjensia Tatimore do të vazhdojë të mbajë procedurën penale në rastin e Cristiano Ronaldos që dyshohet për një fshehje të të ardhurave prej 14.7 milionë euro mes viteve 2011-2014 në lidhje me të drejtat e imazhit të tij.
Sipas ‘El Mundos’ dhe ‘Marcas’, Portugezi i kishte vendosur një ofertë ekonomike Agjensisë Tatimore për t’a mbyllur këtë cështje duke iu premtuar që do t’a paguajë këtë shumë por sipas raporteve gjykata ka refuzuar këtë ofertë të tij dhe do të vazhdojë të mbajë akuzën ndaj tij.
Në muajt e fundit ka pasur një takim ku Cristiano ka qenë shumë i pakënaqshëm dhe ishte i vendosur t’ë paguante 4 apo 5 milionë euro dhe jo 15 që po akuzohet nga agjensia tatimore.