Lucas Vazquez ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj PSG-së dhe ishte njëri nga lojtarët më të mirë të ekipit në gjysmën e dytë të muajit shkurt dhe në këtë muajin mars.
Lojtari Madrilen pas këtyre performancave të mira është rikthyer përsëri në listën e lojtarëve të kombëtares së tij për dy ndeshjet e ardhshme dhe kështu ka përfunduar një muaj shumë të suksesshëm.
Muaji mars lirisht mund të quhet muaji i Lucas Vazquez që luajti si startues ndaj PSG-së në Francë dhe mori ftesën nga kombëtarja e Spanjës për ndeshjet miqësore.
Spanjolli aktualisht është asistuesi më i mirë i ekipit me 13 asistime dhe gjithashtu ka shënuar edhe 7 gola këtë sezon.