Jose Mourinho vazhdon të gjej fjalë të tjera ngushëllimi pas eliminimit të Manchester United nga Sevilla në Champions League.
Portugezi i cili tani nuk e ka vendin e sigurt në Old Trafford, ka marrë një shembull të ish kohës së tij që stërviti Madridin duke thënë se vetëm 4 lojtarë Madrilen kishin luajtur në çerekfinale të Champions League dhe pas marrjes së drejtimit të ekipit Madrilen, ai i kualifikoi ata të paktën deri në çerekfinale.
”Kur kam shkuar në Madrid vetëm Xabi Alonso, Iker Casillas dhe Cristiano Ronaldo kishin shijuar ndjenjën që të luajnë në çerekfinale të Champions League.”, ishin fjalët e Mourinhos për mediat Angleze duke theksuar se sukseset në Madrid nuk i erdhën në sezonin e parë.
”Nuk kam frikë nga përgjegjësitë e mia, nuk do të largohem që nga ndeshja e ardhshme.”, përfundoi Portugezi duke folur për të ardhmen e tij në klubin Anglez.