Shorti i djeshëm i cerekfinaleve të Champions League do të sjell dy ndeshje të Real Madridit ndaj Juventusit.
Dy ekipet ishin finaliste të sezonit të kaluar në Champions League, finale që përfundoi me fitoren e Madridit me rezultat 4-1 në Cardiff të Uellsit.
Dhe tani do të përballen përsëri këtë sezon. Historia e Championsit thotë se në 5 raste në të cilën finalistët e Championsit të kaluar do të përballen në sezonin aktual, gjithmonë është eliminuar ai ekip që kishte humbur edhe finalen paraprakisht.
Kjo ka ndodhur 5 herë gjatë 62 viteve të historisë së Copa de Europa dhe ka fituar gjithmonë ekipi që ishte kampion aktual i këtij kompeticioni.
1977/78 – Liverpooli eliminoi Monchegladbach në gjysmëfinale. Vetëm një sezon më parë 1976/77, Anglezët u shpallën kampion Europe duke mposhtur Monchegladbach në finale me rezultat 3-1.
1996/97 – Juventusi eliminoi Ajaxin në gjysmëfinalen. Në sezonin 1995/96, Zonja e Vjetër mposhti Ajaxin në finale 4-2 pas penalltive (1-1 rezultati i ndeshjes).
2010/11 – Interi eliminoi në cerekfinale Bayernin. Vetëm një sezon më parë u shpall, Interi u shpall kampion Europe ku në finale mposhti Bayernin me rezultat 2-0.
2014/15 – Real Madridi eliminoi në cerekfinalen Atleticon. Vetëm një sezon më parë 2013/14, Reali fitoi në finale ndaj Atleticos me rezultat 4-1 pas vazhdimeve.
2016/17 – Real Madridi eliminoi në gjysmëfinale Atleticon. Vetëm një sezon më parë 2015/16, Reali fitoi në finale ndaj Atleticos me rezultat 5-4 pas penalltive në finalen e Milanos.