Carlo Ancelotti beson se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë ata të cilët e bëjnë diferencën në ndeshjet e Championsit, e veçanërisht në ndeshjet e rradhës ku Real Madridi do të përballet me Juventus, teksa Barcelona do të përballet me Romën në çerekfinalen e UEFA Champions League.
Tekniku Italian poashtu nuk sheh shumë diferenca ndërmjet dy klubeve Spanjolle pavarësisht 15 pikëve avantazh të Barcelonës.
”Kuptohet që ndeshjet në Champions vendosen nga detaje të vogla dhe në një ndeshje të tillë është i mjaftueshëm edhe një vendim i arbitrit për të eleminuar dikë,” u shpreh ai.
”Real Madridi dhe Barcelona janë favoritë për shkak të eksperiencën që kanë dhe për shkak të Ronaldos dhe Messit.”
”Kuptohet që Juventus dhe Roma nuk janë favoritë sepse ata luajnë ndaj dy fuqive më të mëdha në Europë, por përsëri do të kenë shanset e tyre.”