Daniel Calle, një gazetarë sportiv nga El Espanol, ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Twitter një statistikë të shikueshmërisë së ndeshjeve të Championsit që janë shfaqur në Spanjë.
Ndeshja më e ndjekur ishte padyshim se ajo ndërmjet PSG-së dhe Madridit me 9.240.000 milionë ndjekës, para ndeshjes Chelsea vs. Barcelona që kishte 7.890.000 ndjekës.
Kurioz është fakti se dy ndeshjet e grupit të Real Madridit, ajo ndaj Dortmundit në Gjermani dhe ndaj Tottenhamit në Madrid kishin shikueshmëri më të madhe sesa çerekfinalja ndërmjet Manchester United dhe Sevillas në Old Trafford.
Dortmund vs. Real Madrid e luajtur në Signal Iduna Park, kishte 6.653.000 ndjekës në kanalin e Championsit në Spanjë dhe Madrid vs. Tottenham e luajtur në Bernabeu kishte 6.601.000 ndjekës; ndërsa çerekfinalja Man UTD vs. Sevilla kishte 5.245.000 ndjekës.