Pas shumë viteve duke ‘flirtruar’, ndjenja që Real Madridi dhe Neymar janë të destinuar për t’i bashkuar rrugët herët apo vonë po shkon drejt një të vërtete të paevitueshme, dhe jo vetëm tek tifozët Madrilen por tek të gjithë fansat e futbollit anembanë botës.
E vetmja gjë që mbetet e pazbuluar akoma, është nëse lojtari, të cilin Florentino Perez e ka ndjekur që nga viti 2011, do të arrije këtë verë, në verën e vitit 2019 apo nuk do të vije fare. Kur babai i lojtarit kontaktoi drejtuesit Madrilen për t’ju ofruar atyre një mundësi për të blerë djalin e tij, në Madrid kishte një situatë më ndryshe nga ajo që është tani. Nëse kthehemi prapa në Dhjetorin e shkuar, Madrilenët kishin humbur shpresat për titullin në La Liga, kishin përfunduar të dytët në grupin e Champions League dhe po përgaditeshin për kupën e botës për klube. Karim Benzema vërshëllehej vazhdimisht nga tifozët, Gareth Bale mbetej akoma jashtë për shkak të një tjetër dëmtimi dhe Cristiano Ronaldo po kalonte formën më të keqe të karrierës së tij në kryeqytetin Spanjoll. Ylli Portugez kishte shënuar vetëm 2 gola në 10 ndeshje në kampionat, por 9 në 6 ndeshje në Champions League. Ai ishte i zhgënjyer që premtimi për një rinovim kontrate nuk ishte përmbushur dhe konsideronte seriozisht largimin në fund të këtij sezoni.
Plani ishte i qartë, nëse një 33 vjeçar dhe me një ulje të ndjeshme në mesataren e tij të golave dhe një rënie drastike në performancën e tij në fushën e lojës insistonte për t’u larguar, drejtuesit do e lejonin të largohej me mendjen tek Neymar si zëvendësuesi i tij. Me Benzeman dhe Balen në skuadër, kishte një ndjenjë në Madrid që Braziliani ishte kandidati më i mirë i mundshëm për të zëvendësuar veteranin Portugez. Por, bing bang. Cristiano ndryshoi planin.
Futbolli është i paparashikueshëm dhe Ronaldo akoma më shumë se kaq. Me arritjen e vitit 2018 ai ndryshoi rrënjësisht dhe rikuperoi ‘supermanin’ për të transformuar një sezon krejtësisht të dështuar. Ai ka shënuar 17 gola në 12 ndeshje në vitin 2018 me një mesatare prej super-heroi – 1.41 gola për ndeshje dhe ka rikthyer atë energjinë e humbur të cilën të shumtë ishin ata që besonin se nuk do e kthente më. Si rezultat, situata ka ndryshuar. Pa marë parasyshë se po shkon drejt një moshe të thyer (33 vjeç aktualisht), Real Madridi do i përmirësoje kontratën thjesht sepse skuadra jeton nga energjia e tij dhe varet prej performancave dhe golave që ai shënon. Për aq kohë sa ai vazhdon me këtë nivel, klubi duhet t’i jape çfarë kërkon, qoftë nëse kjo është një kontratë e ngjajshme si ajo e Neymar apo e Messit.
Pyetja që qëndron pas kësaj është nëse dy superyje si Cristiano dhe Neymar mund të bashkë-vepronin në një ekip, gjithnjë nëse blerja e Brazilianin realizohet në këtë verë. Nga një pikëpamje ekonomike, dy lojtarët do të përfitonin më tepër se 35 milion euro neto dhe kjo do të rrezikonte stabilitentin financiar të klubit, ndonëse edhe përfitimet do të ishin të larta. Nga një prespektivë e futbollit, nuk ka asnjë papërshtatshmëri. Neymar është një krijues i madh dhe Ronaldo është një përfundues madhështor. Por çfarë ndodhë kur duhen menaxhuar egot e tyre? Është e vështirë të imagjinosh që Neymar do të pranonte një rol sekondar siç kishte tek Barcelona me Lionel Messin. Ndërsa për Ronaldon, është thjesht e paimagjinueshme që ai të pranoje një rol të tillë, me shumë mundësi, e pamundur.