Ekipi po qëndron në skenarin më të mirë, 15 ndeshje për të përfunduar sezonin. 15 ndeshje për të përcaktuar se a do të ketë triumf apo dështim. Në të vërtetë në këtë rat, ndeshjet mund të jenë edhe më pak. Por ky është një opsion që Zidane nuk dëshiron të mendojë se nuk mund të arrihet.
Ndërsa pret të premten për të njohur rivalin e cerekfinales së Champions League, tekniku Francez llogaritë në 15 ndeshje, 10 në La Liga, dy herë nga dy në Champions dhe finalen. Në kokën e tij ekziston një plan 15, për të përfunduar sezonin 2017/18 me një titull që do të ishte për herën e tretë radhazi.
Ky plan do të fillojë të zbatohet që nga ndeshja e së dielës ndaj Gironas në Bernabeu. E njejta Gironë që bëri histori pasi i mposhti si vendas në ndeshjen e parë.
Real Madrid-Girona
Las Palmas-Real Madrid
Çerek-finalet e Champions
Real Madrid-Atlético
Çerek-finalet Champions
Málaga-Real Madrid
Real Madrid-Athletic
Sevilla-Real Madrid
gjysmëfinalet e Champions
Real Madrid-Leganés
Gjysmëfinalet e Champions
Barcelona-Real Madrid
Real Madrid-Celta
Villarreal-Real Madrid
Finalja e Champions
Për të nisur këtë ecuri duhet të arrihet fitorja e tretë radhazi në La Liga. Ai nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë kuadrin e Zidane kur në 5 javë fitoi vetëm 3 pikë, dhe që nga kjo Barcelona u shkëput si lider me 15 pikë para tyre.
Megjithatë, Zidane asnjëherë nuk ka thënë se do të dorëzohet dhe se do të provojnë deri në fund. Por askujt nuk i duket befasi që objektivi i vetëm i Madridit është triumfi në Champions League. Pra edhe në qoftë se Zidane dëshiron të angazhohet shumë në La Liga, ai nuk mund të harronte mendjen për Championsin. ”Katër ndeshje të mbetura.”, janë fjalët në zhveshtoren e Madridit pas fitores ndaj Parisit. Këto 4 ndeshje në Champions janë deri në finalen e Kievit, synimin e vetëm të lojtarët dhe stafit Madrilen.