Plani i Zidane funksionon për Modric, që është rikthyer nga dëmtimi i fundit muskular drejt e në versionin e tij më të mirë. Këtë vit ka luajtur vetëm 2.481 minuta (58,6% nga totali i mundshëm). Përveç dëmtimit të fundit, këtë sezon ka mbetur jashtë edhe në 10 ndeshje për vendime teknike, pjesë të planit të rotacioneve që Zidane ka ndërtuar për të (aktualisht 32 vjeçar).
Kjo i ka mundësuar Kroatit të afrohet nga numrat e tij më të mirë: ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime (bashkëlojtari më i mirë për Cristianon, të cilit i ka dhënë të gjitha katër pasimet për gol). Sezoni i tij më i mirë ishin sa i përket numrave ishin në 2012/13 (katër gola dhe 9 asistime), por nëse vazhdon me rendimentin aktual, mund t’ju afrohet këtyre shifrave. Këtë fundjavë, pa ndeshje deri të Dielën, do i shërbejnë atij për të rikuperuar fitnesin e humbur pas dëmtimit gjithnjë me mendjen tek çerekfinalet e Championsit.
Luka Modric ishte një nga lajmet më të mëdha që e la të kënaqur teknikun Zidane pas ndeshjes ndaj Eibar. Kroati u shfaq pas dëmtimit të pësuar me 19 Shkurt (në stol ndaj PSG por nuk luajti) dhe tregoi një nivel që e habiti edhe vet trajnerin Francez. ”Nuk e prisja të luaje të gjithë ndeshjen por ai ia doli”, theksoi tekniku. Plani ishte që ai të luante 65 apo 70 minuta në fushë, por Zidane mbeti i kënaqur nga niveli i tij dhe e mbajti në fushë gjatë gjithë takimit.
Ishin tre momente që e veçuan lojën e Kroatit. Në minutën e 33 asistoi për Cristianon me të jashtmen, në minutën e 43 realizoi dy driblime fantastike ndaj Capa dhe Pedro Leon, ndërsa në minutën e 55 me një ndërhyrje vendimtare shpëtoi një gol. Për më tepër, rikuperoi 14 topa, më së shumti nga ekipi (i dyti ishte Marcelo me 9).