Kompania e veshmbathjeve më e njohura në botë së bashku me Adidasin, Nike, dëshiron të jetë pjesëmarrës në operacionin e Neymar për transferimin e tij në Madrid dhe afrimin e tyre me klubin Madrilen duke pasur parasysh praninë e gjerë të tyre në futbollin botëror.
Kompania amerikane me seli në Oregon, në bregun perëndimor të SHBA-ve, ka dëshirë t’i bëjë për vete disa prej ekipeve dhe lojtarëve më të mirë në botë dhe kështu të mposhtë rivalin e tyre, Adidasin.
Aktualisht Nike ka sponzor kryesor lojtarin Madrilen, Cristianon, pavarësisht se ekipi Madrilen ka fanellat e tyre nga kompania Adidas.
Në anën tjetër Adidas ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2020 dhe një marrëveshje për transferimin e Neymar mund t’i lehtësonte punët Nikes që të jetë edhe sponzor i fanellave të klubit Madrilen.