Portjeri senzacional i cili në javën e fundit u bë tema kryesore e mediave pas interesimit të Real Madridit dhe golit të tij me kokë në minutën e 95’të, kroati 21 vjecar, Karlo Letica ka folur për media rreth interesimit që ka shfaqur Madridi për të.
Letica tha se sapo ka parë këtë lajm e kishte fikur telefonin pasi kishte ditën e ndeshjes dhe dëshironte të ishte i qetë.
”Sapo e pashë lajmin në Marca e fika telefonin. Ishte ditë e ndeshjes dhe në këto momente duhet të jesh i qetë për të qëndruar i përgatitur. Unë zakonisht e bëjë këtë, por edhe atë ditë më shumë. Në këto momente duhej të mendoja për ndeshjen kundër Istra. Lajmi më habiti me të vërtetë.”, tha portjeri i Hajduk Splitit që do të luajë në gjysmëfinale të kupës së Kroacisë ndaj Lokomotivas në Zagreb.
”Ka kohë për të folur rreth kësaj më vonë. Por tani duhet të mendojë për punën dhe më të mirën në ekipin tim. Asgjë më shumë.”, shtoi portjeri kroati i cili shënoi golin e fitores për ekipin e tij në minutën e 95’të ndaj Istras.