“Shko për Topin e 6-të të Artë. Tre muaj më parë armiqtë e tij do të qeshnin nëse do ta dëgjonin këtë, por sot ata heshtin, e kanë frikë”.
Këto janë fjalet që i thonë miqtë e afërt të Cristiano Ronaldos. Miqtë e këtij të fundit siç raporton ABC u shqetësuan shumë në kohën kur portugezi po merrte kritika e ofendime për mos-shënim të golave.
Cristiano në pjesën e dytë të sezonit ka shënuar 17 gola në 10 ndeshjet e fundit. Arsyeja e kësaj ngritje është biseda që portugezi pati me trajneri Zidane, i cili i tregoi mbështetjen e tij dhe i tha se duhet të fokusohet në futboll bën të ditur ABC.
Arsye tjetër që përmendet nga ABC është puna fizike që Cristiano e zhvilloi me trajnerin e fitnesit, Pintus. Ky i fundit mbajti një mini-parasezon para fillimit të pjesës se dytë të sezonit, mini-parasezon i cili sipas ABC ka filluar t`i japë frytet e veta.
Sfida e quajtur PSG eliminohet
Kur u hodh shorti i Champions Leagues i cili vuri Real Madridin përballë PSG, drejtuesit Madrilen e kishin të qartë objektivin se klubi parisien i përforcuar me lojtarë që çmimi i tyre kap vlerën 400 milionë euro duhet eleminuar, transmeton Rmadridalbania.info
14 shkurti e 6 marsi ishin datat kur do të luhej kjo ndeshje. Siç thotë ABC në të dyja këto eleminatore Cristiano shkelqeu e shënoi nga një gol.
Cristiano i cili deri me tani ka shënuar 33 gola në të gjitha kompeticionet bashkë me ekipin e tij kanë një objektiv tjetër e që sipas lojtarëve është kryesor: fitimi i Champions Leagues.
ABC artikullin e saj e përfundon duke thënë se ata (armiqtë) nuk e përqeshin më Cristiano Ronaldon.