Jose Mourinho është rikthyer të flas për çështjen De Gea-Real Madrid në një intervistë të dhënë së fundmi për La Sextan.
Tekniku Portugez potencoi që një kalim i De Geas tek Real Madridi është thuajse i pamundur dhe këshillon drejtuesit të qëndrojnë larg guardianit të tij.
Përveç kësaj, Mourinho foli poashtu edhe për marëdhënjet që De Gea ka me klubin Madrilen dhe kalimin e Real Madridit ndaj PSG.
”Nëse do të isha Real Madridi, do të mendoja për një tjetër..”, shprehet Jose Mourinho, që vazhdoi të lartësonte figurën e guardianit të tij duke theksuar rëndësinë që ka ai në skuadër.
Ndërsa për marëdhëniet e De Geas me Real Madridin, ai u shpreh: ”Unë e shoh këtu. Nuk e di se cilat janë qëllimet e Real Madridit, por nëse do të isha ndonjë prej drejtuesëve, do të mendoja për dikë tjetër.”
Në fund, Mourinho nuk la pa përmendur edhe kalimin e Real Madridit ndaj PSG: ”Nuk më surprizoi absolutisht për asgjë,” theksoi tekniku Portugez.