‘Le Parisien’ zbuloi se Antero Henrique, drejtori sportiv i PSG-së është takuar me një përfaqësues të Neymar dhe ka pranuar dyshimet për të ardhmen e Brazilianit.
PSG nuk garanton që Neymar do të vazhdojë sezonin e ardhshëm në Paris, sipas Le Parisien. Gazeta franceze sbuloi se një muaj më parë ka pasur një takim mes Antero Henrique, drejtor sportiv i Parizienëve dhe agjentit të Neymar.
Agjenti i Neymar u interesua për situatën e Neymar pasi projekti i PSG-së nuk po është tërheqës për futbollisitin Brazilian. ”A do të qëndrojë me ekipin në sezonin e ardhshëm.”?, ishte pyetja. ”Nuk mund ta garantoj këtë.’‘, tha Enrique me një fytyrë më të zbehur se në intervistat tjera sipas mediave Franceze.
Neymar është bërë objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ri. Braziliani ka një cmim prej 400 milionë eurosh sipas mediave. Sic u zbulua më 9 mars, thuhet se babai i Neymar dhe dy avokatët e tij janë takuar me disa drejtues të Madridit në Concha Espina për të diskutuar nënshkrimin e tij.