Raphaël Varane u detyrua të largohej në minutën e 28′ nga ndeshja pasi në një duel në ajër me lojtarin e Eibar, Kike, pësoi një goditje në kokë që i shkaktoi marramendje dhe e detyroi t’a lëshonte fushën.
Francezit menjëherë filloi ti enjtët vendi afër syrit të djathtë dhe shkoi drejt zhveshtores për të marrë mjekimin nga stafi mjekësor i klubit.
Vendin e tij e zuri Nacho i cili si gjithmonë është i gatshëm të luajë në të gjitha pozitat e mbrojtjes ku ka nevojë ekipi.
Ky ishte momenti kur Varane pësoi këtë goditje: