Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme në të cilën ka folur për tema rreth ndeshjes së nesërme ndaj Eibar me fillim në ora 13:00.
Tekniku Madrilen foli edhe për lëvdatat dhe kritikat që po i merrë kohë pas kohe këtë sezon: ”Nuk jam këtu për të bindur askënd. Kur vazhdon të fitosh e gjitha bota do të japë mendimin e tyre. Nuk është dicka që unë dua të ndryshoj dhe gjëja më e rëndësishme është se më pëlqen shumë futbolli. Në një punë cfarë duhet të bëni është të jepni më të mirën tuaj, pjesa tjetër është jeta.”, tha tekniku Madrilen.
Francezi iu përgjigj edhe një pyetje të një gazetarit që e i tha se a konsiderohet si më i miri trajnerë i mundshëm për Madridin: ”Tani të gjithë thonë se unë jam më i mirë dhe kjo nuk më duke një budallallëk. Nëse humbas kundër Eibarit, do të jem më i keqi në botë. Ajo që më intereson është pasioni për të shijuar lojtarët e mëdhenjë që kam.”, ishte përgjigja e tij për gazetarin.