Porta e ekipit për momentin këtë sezon është në duart e sigurta por drejtuesit e klubit po mendojnë dicka tjetër për gardianin e portës Madrilene për sezonin e ri.
Në listën e të preferuarëve mbetet De Gea apo Courtois, por nëse dështon transferimi i ndonjërit prej këtyre dy portjerëve, drejtuesit e klubit tashmë kanë gjetur opsionin e tretë.
Sipas mediave spanjolle, si opsion i tretë i Madridit është portjeri i Atletico Madridit, Jan Oblak. Oblak një portjerë me prejardhje nga Sllovenia është vetëm 23 vjecar dhe tashmë ka dëshmuar se është njëri nga portjerët më të mirë në botë aktualisht.
Oblak është njëri nga lojtarët kryesorë të Atleticos por një ofertë nga Real Madridi nuk mund të refuzohej duke pasur parasysh se do të luftonte për të gjitha kompeticionet me klubin Madrilen. Madje, transferimi i tij nuk ka ndonjë pengesë në marrëdhëniet mes dy klubeve rivale nga qyteti i Madridit, pasi tashmë në verën e kaluar Reali transferoi Theo Hernandez nga Atletico për shifrën e 30 milionë eurove.