Java e 31’të e La Ligas do të sjellë derbin Madrilen ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, në mes të çerekfinaleve të Champions League dhe Europa League.
Dhe kjo kohë ka shkaktuar rrëmujë në të dyja klubet. Atletico Madridi nuk dëshiron që derbi Madrilen të luhet të shtunën më 7 prill pasi ata do të luajnë më 5 prill çerekfinalen e Europa League ndërsa Real Madridi nuk dëshiron të luajë të dielën më 8 prill pasi do të kishte vetëm 48 orë pushim para ndeshjes kthyese në çerekfinalen e Champions League që luhet më 10 prill.
Sidoqoftë kjo temë ka ngjallur shumë reagime në Spanjë dhe shumë shpejt gjatë ditëve të ardhshme pritet të gjendet një zgjidhje nga federata e futbollit Spanjoll dhe dy klubeve për datën e derbit Madrilen në La Liga.