E përditshmja Madrilene, ‘AS’, ka publikuar një shkrim gjatë ditës së sotme në të cilën është shprehur e sigurtë që trajneri Madrilen, Zidane, do të ‘rikthejë’ në fushë rotacionet e tij të famshme nesër ndaj Eibar me fillim në ora 13:00.
Sipas ‘AS’, në mbrojtje do të startojë Nacho me Theon në vendin e Varane dhe Marcelos, në mesfushë do të startojë Kroos dhe Isco, ndërsa Modric mund të inkuadrohet për disa minuta pasi sapo është rikthyer nga dëmtimi.
Sulmit pritet t’i bashkohet Gareth Bale që ishte në stol ndaj PSG-së dhe luajti vetëm 15′ minutat e fundit pasi e zëvëndësoi Benzeman.