Dhomat e zhveshjes në Parc des Princes dëshmuan gëzimin më të madh të ekipit Madrilen në muajt e fundit. Megjithëse ekipi i Zidane i ka fituar 3 tituj në këtë sezon, kualifikimi në çerekfinale të Champions League pati një shije të vecantë. Ajo u festua pothuajse si një trofe. Ka pasur një dëshirë të madhe nga ana e lojtarë që të tregojnë se kush është Real Madridi. Triumfi ndaj PSG-së kishte shumë shfajësime të një grupi të prekur nga krenaria.
Por kishte edhe më shumë. Askush nuk i shpëton marrëdhënieve të veçanta të Madridit me Championsin, sepse asnjë klub nuk ka fituar më shum tituj në këtë kompeticion se sa Madrilenët (12). Në këtë sezon ëndërrohet edhe për një tjetër. Ekipi është jashtë garës për La Liga dhe i eliminuar nga Copa del Rey.
Kompeticioni Europian është paraqitur si një litar shpëtimi për grupin e Zidane, i cili di se si t’a marrë atë anije në port. Ai e ka bërë këtë dy herë në dy vjet dhe ëndërra për të tretën me radhë është gjallë sidomos pas ndeshjes ndaj PSG-së.
Në dhomat e zhveshjes në Parc des Princes, janë dëgjuar këto fjalë pas fitores: ”Katër ndeshje. Kemi vetëm katër ndeshje të mbetura.”, nga lojtarët Madrilen të cilët synimin kryesorë e kanë arritjen në finale të Kievit.
Fitorja dhe kualifikimi në çerekfinale ishte një nxitje e mirë për vetëvlerësimin e Los Blancos të cilët tani mendojnë të prekin finalen e Kievit. Championsi, dashuria e përjetshme e Madridit, po formon këtë litra shpëtimi të përsosur për ekipin.