Real Madridi rikthehet për t’u vendosur në pozitat më të larta në favoritët kryesorë për t’a fituar Champions League këtë sezon.
Pasi eliminoi PSG-në, njërin nga favoritët kryesorë, Los Blancos tani e gjejnë veten në vendin e dytë tek favoritët kryesorë për të triumfuar në Champions League.
Favoritë kryesorë ende shihet Manchester City e cila ka një kuotë prej 4.0 që të shpallet kampion i Europës ndërsa ekipi Madrilen është në vendin e dytë me një kuotë prej 5.0!
Në vendin e 3’të dhe të 4’të radhiten Barcelona dhe Bayern Munich me kuotën e njejtë, 5.5
Para ndeshjes ndaj PSG-së, ekipi i Zidane nuk ishte në mesin e favoritëve kryesorë që të fitojë titullin e 3’të me radhë të këtij kompeticioni, por dy ndeshjet ndaj Francezëve kanë ndryshuar shumë gjëra duke pasur parasysh performancën madhështore që dhanë lojtarët në këtë eliminatore duke eliminuar një PSG me yje si Neymar, Mbappe, Cavani, Verrati, e të tjerë.