Marco Asensio dhe Lucas Vazquez më në fund e ndjejnë vendin e titullarit. Për herë të parë ata filluan së bashku në një ndeshje të madhe në të cilën Zidane kishte të gjithë ekipin në dispozicion dhe ata u përgjigjën: performuan në një nivel të shkëlqyer dhe prodhuan golin e parë. Patjetër se kanë rrëzuar nga froni treshen BBC, që ka humbur tani shenjën e të pa-zëvëndësueshmit.
Të dy lojtarët Madrilen janë lojtarët që kanë luajtur më së shumti ndeshje këtë sezon (nga 39 secili), por në minuta ata janë në vendin e 13’të dhe 14’të. Një dinamikë që ndryshoi pas ndeshjes së parë kundër PSG-së që ishin vendimtarë në fitore pas hyrjes në lojë nga stoli. Që nga ajo ndeshje Asensio filloi në 3 nga 5 ndeshjet (një e humbi për mungesën e tij dhe tjetrën luajti 11 minuta) dhe Lucas startoi në 4 prej këtyre 5, nuk luajti ndaj Getafes pasi u pushua për ndeshjen ndaj PSG-së.
Ndeshja ndaj Getafes, 3 ditë para duelit ndaj PSG-së ishte e rëndësishme. Bale dhe Isco luajtën nga 90 minuta ndërsa Asensio dhe Vazquez u pushuan. Anëtarët e planit A ndryshuan pozitat me anëtarët e planit B.
Numrat
Asensio është golashënuesi i 3’të më i mirë i ekipit (10 gola) dhe Vazquez është asistuesi më i mirë i ekipit (11 asiste). Këto statistika i kanë sjellur atyre vendin e startuesit në Madridi dhe mund t’i japin biletën për në botërorin Rusia 2018. Asensio është pothuajse i sigurt në listën e të ftuarëve nga Lopetegui ndërsa Vazquez ka shumë merita për të qenë në këtë listë dhe vazhdimisht po vëshgohet nga tekniku i Spanjës.