Derbi Madrilen në La Liga ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, që është planifikuar të luhet më 7 apo 8 prill, mund të shtyhet për shkak të angazhimit që ka Real Madridi në cerekfinale të Champions League dhe angazhimit që mund të ketë Atletico nëse kualifikohet në raundin tjetër të Europa League.
Plani i stafit të Real Madridit është të luajë të shtunën më 7 prill në derbin Madrilen dhe në këtë mënyrë do të pushonte më shumë para ndeshjes kthyese të cerekfinales së Champions League që zhvillohet më 10 apo 11 prill, të martën apo të mërkurën.
Në anën tjetër, nëse Atletico kalon në raundin tjetër përball Lokomotivas, do të luajë ndeshjen e parë ndaj tyre më 5 prill dhe kështu që duhet të luajë derbin Madrilen më 7 prill, vetëm 48 orë pas kësaj ndeshje në Europa League.
Nëse UEFA vendos që Real Madridi duhet të luajë ndeshjen kthyese në Champions League më 10 prill dhe La Liga vendos që derbi Madrilen të luhet më 8 prill, atëherë do të kishte pushim më pak se dy ditë për lojtarët Madrilen. Kjo do të thotë që njëra prej dy ekipeve, Reali apo Atletico do të luajë dy ndeshje brenda 48 orëve.
Gjithcka pritet të vendoset shumë shpejtë rreth këtyre datave të ndeshjeve nga UEFA dhe nga drejtuesit e La Ligas.