Cristiano Ronaldo po shkon drejt thyerjes së rekordit të tij ku kishte shënuar 17 gola brenda një sezoni në Champions League, në sezonin 2013/14.
Superylli Madrilen këtë sezon ka shënuar 12 gola në 8 ndeshje deri në cerekfinale ndërsa në sezonin 2013/14, ku ishte bërë lojtari me më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në këtë kompeticion (17gola), deri në cerekfinale kishte shënuar 13 gola, vetëm një më pak se këtë sezon.
Portugezi ka 5 gola më shumë se përcjellësi i tij më i afërt Firmino, Kane dhe Cavani tashmë i eliminuar të cilët këtë sezon kanë shënuar nga 7 gola
.
Cristiano është shpallur 5 herë golashënuesi më i mirë i sezonit në Champions, por këtë vit nuk synon vetëm këtë cmim. Ai synon edhe të thyejë rekordin e tij për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni në këtë kompeticion (17).
Gjithashtu me golin e mbrëmshëm, Ronaldo barazoi rekordin e Nistelrooy që kishte shënuar në 9 ndeshje radhazi në Champions League.