Gareth Bale po vazhdon të qëndrojë i hidhëruar nga fakti se nuk po aktivizohet shumë. Uellsiani edhe njëherë u lë në stol nga tekniku Zidane dhe për herë të dytë në dy ndeshjet ndaj PSG-së.
Bale nuk po kalon në momentet e tij më të mira dhe shumë media e konsiderojnë atë të parin në listën e largimeve nga klubi Madrilen gjatë verës së ardhshme.
Bale edhe në ndeshjen e mbrëmshme nuk u pa të jetë afër bashkëlojtarëve të tij që po festonin në stadiumin Parc des Princes. Madje në tunel ai shkoi me një qëndrim shumë apatik dhe që tregon më së miri gjendjen e tij që po kalon.