Mateo Kovacic është paraqitur në konferencë për shtyp pas fitores së sontme ndaj PSG-së, ndeshje në të cilën luajti si startues pasi Zidane vendosi t’i pushojë Modric dhe Kroos që sapo ishin rikthyer nga dëmtimet.
”Ishte e komplikuar, ne kemi bërë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me fitore. Kemi punuar shumë dhe e përgatitëm mirë ndeshjen. Kemi qëndruar të fortë, shënuam golin e parë dhe kjo ishte e rëndësishme.”, thotë Kroati për mediat pas fitores.
”Besoj se ata e kishin posedimin e topit më shumë, luajtëm dhe vrapuan më shumë, por ne gjithashtu kemi pasur komplikime deri në fitore.”, vazhdoi Kovacic.
Ndërsa për fund ai foli edhe për klubin: ”Jam këtu për 3 vite dhe kur luajmë në Champions League, luajmë më mirë. Ky klub ka lindur për të fituar.”