Ndeshja më e madhe e sezonit për Real Madridin do të luhet nesër në ora 20:45 në Paris teksa Zinedine Zidane insiston që lojtarët e tij janë gati për çfarëdo lloj beteje me Paris Saint-Germain.
Me një avantazh prej 3-1 nga ndeshja e parë, ekipi i Zizous duket në një pozitë të mirë, por Zidane nuk pret një ndeshje të lehtë.
”Jemi këtu për të luajtur futboll madhështor dhe jemi të gjithë të përgaditur,” filloi ai.
”Jemi të fokusuar dhe gati për të luajtur.”
”Të fillosh ndeshjen në avantazhin tënd nuk do të thotë asgjë.”
”Ne duhet të jemi gati për atë më të papriturën.”
”Duhet të luajmë 90 minuta madhështore, mbase dhe më shumë.”
”Jemi të mësuar me presionin.”
I pyetur se çfarë ndjenje është të kthehet në Francë, Zidane bëri shaka me Parisin duke thënë që nuk është shtëpia e tij sepse ai është nga Marseille.
”Është speciale, të jem i sinqertë,” shtoi ai.
”Por, kemi ardhur këtu për të luajtur një ndeshje futbolli.”
”Do të jetë një atmosferë e zjarrtë, por e dini gjithmonë që do të jetë kështu kur përballë është Real Madridi.”
Ndërsa sa i përket rolit të arbitrit në përballje, Zidane uli tonet duke evituar polemikat.
”Do të jetë 11 vs 11 me arbitrin që do të bëje punën e tij,” tha ai.
”Formacioni i titullarëve? E kam bërë këtë për dy vite tashmë. Është pjesë e punës time. Do të zgjedh për formacionin ditën e nesërme.”