PSG është në pritje të Kylian Mbappe që po mendon për ndeshjen e së martës në Parc des Princes kundër Real Madridit. Sulmuesi mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Troyes dhe prania e tij nuk është e sigurt për ndeshjen kthyese ndaj Madridit.
Një gazetar familjar i Mbappes siguron që ai do të testohet përfundimisht gjatë ditës së nesërme dhe megjithëse se klubi është optimist, ai do të jetë në pyetje deri në minutën efundit.
”Prezenca e tij nuk është e sigurtë ndaj Real Madridit, por ata janë optmist.”, thotë Julien Maynar për Telefoot.
Madridi udhëheq me rezultat 3-1 pas ndeshjes së parë dhe nëse mungon edhe Mbappe për PSG-në atëherë do të ishte një mungesë vërtetë e madhe për ta duke e ditur që do të mungojë edhe braziliani Neymar.