Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të analizuar ndeshjen e nesërme ndaj Getafes si dhe për të folur për eleminatoren ndaj PSG.
Mungesa e Neymar: ”Nuk do të thotë asgjë. Na vjen keq për Neymar, por PSG është një ekip shumë i fortë dhe lojtari që do e zëvendësoje do të jetë po aq i mirë, me siguri. Nuk mendojmë që eleminatorja pa Neymar do të jetë më e lehtë. E dimë që në Paris duhe ttë jemi në 2000% tonë nëse duam të kalojmë tutje.”
Me mendjen tek Championsi: ”Në fund, lojtarët kanë mendjen tek ndeshja e së Martës. Por, ajo që më intereson është ndeshja e nesërme. Po punojmë në këtë drejtim dhe pjesa e parë ndaj Espanyol ishte shumë e mirë, por e dyta jo. Duhet të bëjmë 90 minuta të kompletuara. Gjithmonë lojtarët mendojnë për ndeshje të tilla, por për t’u përgaditur për të Martën, njëherë duhet të bëjmë një ndeshje të mirë nesër.”
Të dëmtuarit: ”E rëndësishme është që Marcelo do të jetë nesër me ne. Me Kroos dhe Modric do të shohim ditë pas ditë. Ajo që më intereson janë senzacionet e ekipit. Dua që lojtarët të jenë në 100% e tyre.”
Arbitrat dhe Barcelona: ”Nuk më intereson kjo temë.”
Barca – Atletico: ”Nuk më intereson se çfarë do të bëjnë. Gjithmonë them që La Liga ka për të gjithë. Madje edhe për neve..”
La Liga: ”Unë vazhdoj të mendoj që duhet luftuar deri në fund për La Ligan, sepse ka akoma jetë dhe do të jetë e komplikuar, por jo e pamundur. Shikoni se çfarë ndodhë me Barcelonën dhe Atleticon. Ishte e pamundur të mendoje që Atletico do i afrohej 5 pikë dhe tani ata janë aty. E prisnit këtë? Ne jemi 15 pikë, por asnjëherë si dihet. Unë vazhdoj të mendoj që La Liga është e të gjithëve. Është e vështirë, por jo e pamundur. Unë jam optimist deri në fund.”
Reagimi pas barazimit të Barcelonës ndaj Las Palmas: ”Pas barazimit, jam më i acaruar me humbjen nga Espanyol. ËShtë e vërtetë, nuk mund të them të kundërtën. Kishim një shans për t’u afruar pak.”
E ka vendosur formacionin ndaj PSG?: ”Nesër është një ndeshje dhe të Martën një tjetër. Nuk mendoj për PSG dhe nuk kam ekipin e vendosur për këtë përballje.”
Acarimi pas ndeshjes ndaj Espanyol: ”Besoj që nuk merituam të humbisnim ndeshjen, por duhet të mbetemi të fokusuar deri në fund. Jemi të acaruar për këtë, por nuk do të ndryshoje asgjë tashmë dhe ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë për Getafen, të bëjmë një ndeshje të mirë dhe t’u rikthehemi fitoreve.”
Gaku Shibasaki: ”Është një lojtar i mirë i Getafes. Ata kanë një ekip që mbrohet mirë, që është shumë e organizuar. Dhe pastaj ka lojtarë me kualitet si Japonezi.”
Isco: ”Qëndrimi i Iscos gjithmonë është spektakolar. Gjitmonë stërvitet shumë mirë. Është normale që të nervozohet ndonjëherë, por për mua nuk ka asnjë rëndësi. Nuk është një histori për mua.”
Kovacic: ”Ka bërë 4 apo 5 ndeshje radhazi dhe po bën shumë mirë. Jam shumë i kënaqur me qëndrimin e tij.”
Cristiano: ”Nesër do e shihni nëse do të luaje.”