Mateo Kovacic ka një mision të ri. Por, krejt kjo do të ndodhë në qoftë se Modric dhe Kroos nuk do të rikthehen ndaj PSG-së. Dyshja e mesfushës Madrilene po lufton me kohën që të rikthehet sa më shpejtë që është e mundur por në anën tjetër edhe trajneri Zidane po shikonë mundësitë brenda ekipit se kush do të zëvëndësojë këta dy.
Dhe sic duket, është shfaqur papritur figura e Kovacicit. Lojtari që i pëlqen Francezit, nuk është i panjohur për formacionin e Zidane. Ai filloi sezonin si startues ndaj Man UTD në Superkupën e Europës. Vazhdoi në Spanjë me një mision të qartë: duke e caktivizuar Messin në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës. Luajti nëdy ndeshjet (një në vendin e Modric dhe tjetrën në vendin e Iscos), ndeshje që u bë hija e Messit dhe nuk kaloi pa u dalluar në këto ndeshje.
Ai luajti aq mirë përballë Barcelonës saqë Zidane vendosi të startonte me të edhe në La Liga, në El Clasicon e 23 dhjetorit 2017. Kovacic dhe bashkëlojtarët e tij nuk u vërejtën në ndeshje dhe ishin totalisht të pa përqendruar. Një humbje 0-3 me një nga performancat më të dobëta të Kroatit.
Dhe tani misioni vjen më 6 mars, në cdo rast, aq i komplikuar sikurse ndaj Barcelonës. Së pari të ndihmojë Casemiron të fitojë duelin përball Rabiot, Verrati dhe kompanisë së styre. Fizikun, vendosjen dhe tekniken e ka për këtë. Së dytë, ti ndihmojë mbrojtjes nga sulmi i Parisienëve, me Mbappe, Cavani dhe Di Maria si rreziku kryesor. Por gjithashtu mund të jetë një faktor i papritur për aftësinë e ndryshimit të ritmit.
Të mos harrojmë, ai ka luajtur vetëm 1.201 minuta këtë sezon pasi kishte munguar në 14 ndeshje pas një dëmtimi ndaj Apoelit në shtator të vitit 2017. Ose më saktë, ka humbur një të tretën e ndeshjeve për të përsëritur rolin e tij kryesor në mesfushë dhe 23 vjecari mund të jetë një futbollist shumë i rëndësishëm për rotacionin e teknikut në ndeshjet e ardhshme.