Marrëdhënia mes Real Madridit, tifozëve të tyre dhe Cristiano Ronaldos kalon nëpër disa faza në cdo sezon. Nga kërcënimi i mos-rinovimit deri të fillimini i ndeshjeve të Champions League. Kur ndeshjet fillojnë të jenë kualifikim apo shtëpi, kur duart dridhen në fund dhe kur ndeshjet janë në fund të stacionit, kjo lidhje bëhet më e fortë dhe e pastër.
Në Cornella ekipi e humbi atë. Golat e tij. Referenca e tij në sulm. Të shikoni përpara dhe të gjeni Cristianon. Bale nuk ishte në gjendje të merr këtë rol. Ishte i shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit dhe nuk lëvizte pa ndjerë këtë rol. Eksperimenti falso ‘9’ me Uellsianin ishte një dështim dhe përfundoi pa gola ekipi në këtë ndeshje.
Pas 35 golave ekipi nuk arrin të shënoj. 12 golat e Cristianos në 7 ndeshjet e fundit i dhuruan ekipit një rrugë jetësore të golit para Espanyolit. Golat munguan ndaj Espanyolit dhe kjo është frika më e madhe e Los Blancos para ndeshjes që ka rëndësi më së shumti këtë sezon. Në Paris më 6 mars.
Duke mos shënuar në Francë, ekipi i hap rrugët PSG-së të kërkoj rikthimin e rezultatit. Nësë ka një slogan të qartë që mund të hap rrugën e golave në Paris dhe nëse ka një të zgjedhur për këtë detyrë, aty është Cristiano Ronaldo.
Portugezi ka shënuar në 11 nga 12 ndeshjet e fundit të Champions League. Plot 21 gola duke përfshirë 5 ndaj Bayernit, 3 ndaj Atleticos dhe 2 ndaj Juventusit në sezonin e kaluar për ti sjellë klubit La Duodeciman. Dhe nëse ka dikush nevojë për një dëshmi më të mirë, duhet të shoh përmbledhjen e ndeshjes së parë ndaj Parisit më 14 shkurt.