Manchester United është duke u përgatitur për merkaton verore dhe tashmë ka vendosur listën e prioriteteve të tyre në këtë merkato që do të vijë pas pak muajsh.
Sipas Daily Mail, tekniku portugez Jose Mourinho dëshiron të përforcojë më shumë mesfushën dhe për njërin nga lojtarët që do të tentojë t’i transferojë për mesfushën e ekipit të tij është edhe emri i Toni Kroos.
Lojtari Gjermani është një dëshirë e vjetër e Mourinhos dhe Portugezi dëshiron të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira mes dy klubeve që të bind mesfushorin Madrilen t’i bashkohet atyre në sezonin e ri.
Në mesin e mesfushorëve tjerë që është i intersuar Mou janë edhe Willian, Wanyama apo Jorginho, të cilët po kalojnë nëpër një sezon fantastik me ekipet e tyre.