6 ditë vendimtare për Zidane që të dijë se a do t’i kthehen 3 lojtarët e dëmtuar për ndeshjen ndaj PSG-së: Marcelo, Kroos dhe Modric. Në një ditë si kjo, të tre kanë mundësi të mirë për të luajtur ndaj PSG.
Sipas raporteve të fundit nga Marca, Marcelo është duke shkuar drejt rikuperimit të plotë dhe është ai që ndjehet më së miri nga tre lojtarët e dëmtuar. Gjithashtu edhe Kroos po shkon mirë ndërsa më i komplikuari është Modric i cili mund të mos jetë plotësisht i gatshëm.
Ndërsa, Zidane është optimist dhe shpreson që do të merrë lajme të mira deri në fund të javës.Gjithcka mbetet të zbulohet deri në fund të kësaj jave ose një apo dy ditë para ndeshjes të 6 marsit.