Marco Asensio ka dhënë një intervistë për mediat zyrtare të kompanisë Nike, kompani e të cilës është sponzor lojtari Madrilen.
Ai ka kujtuar kohën kur arriti në klub dhe debutimin e tij.
”Shkuarja në klubin më të madh në botë, që ka aq shumë tifozë dhe ku ka shumë presion, ishte një ndryshim brutal për mua.”, thotë Spanjolli.
”Debutimi im ishte një finale. Nuk isha nervoz, isha i përgatitur, shënova dhe fitova titullin e parë.”, janë fjalët e Asensios për debutimin e tij ndaj Sevillas në finale të superkupës së Europës.
Gjithashtu ai foli për stilin e lojës së tij: ”Gjithmonë përpiqem të bëjë atë që del nga unë, mbi të gjitha imagjinatën, guximin. Kam shënuar në të gjitha debutimet e mia dhe kam ardhur këtu për të shënuar gol dhe për të qëndruar gjatë.”
Në fund mesfushori foli edhe për Cristiano Ronaldon që është sponzori kryesorë i kompanisë Nike: ”Ai është një mik i mirë i imi. Unë gjithmonë e kam ndjekur atë si një lojtarë dhe gjithmonë kam pasur dëshirë t’a takojë dhe kur jemi takuar jemi përshtatur mirë.”