Kopertinat e gazetave angleze raportonin Harry Kane si protagonist kryesorë për ditën e djeshme. Sipas tyre ai dëshiron largimin nga Tottenhami dhe transferimin në Real Madrid.
Mirror: ‘‘Reali ngritet për Kane”, sidomos me deklaratat e fundit nga Raul dhe ish presidenti i tyre, Roman Calderon.
Daily Express: ”Harry duhet të largohet.”, është këshilla e ish trajnerit të tij Andre Villas Boas.
The SUN: ”Harry duhet të shkojë, por Levy thotë jo.”
Të tre mediat e lartëpërmendura flasin për të ardhmen e Harry Kane dhe ai lidhet vetëm me një ekip: Real Madridin. Performanca e dobët nga Benzema këtë sezon mund të shtyjë Madrilenët të mendojë seriozisht për sulmuesin Anglez.