Legjenda Raul Gonzales aktualisht është në Monaco të Francës ku nesër do të jetë i pranishëm në galambrëmjen e cmimeve Laureus. Ai u paraqit në një konferencë për media në të cilën diskutoi edhe këto tema për ish klubin e jetës, Madridin.
PSG apo Madridi në cerekfinale
”Real Madridi. Ne duhet të presim por shpresoj që Madridi është në cerekfinale.’
Ndikimi i Zidane në Madrid
”Ka qenë fantastik. Ai ka qenë në ekip për më pak se dy vite dhe fitoi dy Champions, shumë më tepër tituj. Nuk mund të kërkoni më shumë nga një trajner.”
Frikë nga Neymar, Cavani dhe Mbappe
”PSG është një ekip i mirë por ka më shumë në ekip. Di Maria, Verrati, Draxler. Duhet të presim, nuk mund të presim vetëm në dy lojtarë.”
A ka përfunduar ky cikël i Madridit
”Nuk besoj se Madrid është duke përfunduar ciklin. Vlerësimet duhet të bëhen në fund të sezonit. Eshtë një sezon i rregullit. La Liga është larg, Copa është humbur por në Champions ne e dimë se mund të kualifikohemi dhe kemi shumë besim. Nëse shikoni ekipin, me objektivitet, duhet të mbani besim tek këta lojtarë dhe mund të vazhdojnë të sjellin gëzim sepse ata ende kanë shumë futboll.”
Neymar në Madrid
”E keni thënë. Gjërat për Neymar janë spekulime dhe nuk do të flas për këtë. Vinicius është shumë i ri por një lojtarë i madh. Nuk e di nëse do të jetë me ne në sezonin që vjen por jemi të lumtur me të. Ai ka shënuar disa gola me ekipin dhe jemi shumë të lumtur për këtë.”
Spanja vs. Portugali në Kupën e Botës
”Cristiano është njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe mund të fitojë cdo kampionat. Ai shënon pothuajse në cdo ndeshje. Në të gjitha vitet. Edhe pse këtë vit nuk filloi mirë ai tashmë ka rreth 30 gola. Ai ishte kapiten në ndeshjen e fundit. Ne do të kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër tyre në Kupën e botës, por unë kam shumë besim në lojtarët e kombëtares time dhe besoj se kemi një mundësi të mirë të triumfojmë në Rusi.”