Fitorja e PSG ndaj Marseille është lënë në hije dhe ka marë një shije të hidhur për shkak të dëmtimit dhe nxjerjes jashtë të Neymar në minutën e 77 të takimit.
Braziliani ka dëmtuar kyçin e këmbës në një përpjekje për të kapur një top dhe doli nga Parc des Princes me ndihmën e stafit mjeksor si dhe me duart në kokë me simptoma të qarta dhimbjeje.
Teksa duhen vetëm 9 ditë që Real Madridi të vizitoje Parisin për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Championsit, prezenca e Neymar në këtë përballje është më e dyshimtë se kurrë në këtë moment.