Megjithëse Madridi luan pak më mirë, La Liga po i ofronë lojtarëve opsionet të tilla të ndryshojnë sistemin nga 4-3-3 në 4-4-2, dhe të shkëlqejnë me këtë sistem, sic ishte rasti konkret ndeshja e djeshme ndaj Alaves.
Disa kohë më parë BBC ishte rruga më e shkurtër e Madridit për fitore por me lënien në stol të Bale ndaj PSG-së, u vërtetua se kjo treshe nuk është e paprekshme apo e panegociueshme. Ky ndryshim solli kritika shumë dhe tekniku sërish vendosi të fillojë me tre lojtarët; Bale, Benzema dhe Cristiano, në ndeshjen e djeshme ndaj Alaves.
Sistemi filloi me BBC
Bale, Benzema dhe Cristiano luajtën bashkë pas 4 ndeshjeve. Të tre, në thelb, ishin kryesorët me autorësine e tyre në fitoren e djeshme pasi shënuan 4 golat dhe dhuruan asistet për njëri tjetrin në këta gol. Asistoi Benzema për Cristianon, pastaj për Bale dhe në golin e 4’të të ekipit Benzema goditi penalltinë pas një dakordi mes Bale e Cristianos.
BBC u rikthye mirë, furishëm, por mbi të gjitha falë sistemit: 4-4-2, vizatim i ekuilbrit, nuk hoqi rrezet e veprimit në sulm dhe ndihmuan mbrojtjen. Në këtë ndeshje u kombinuan, u argëtuan. Cristiano i pandalshëm në këtë vit 2018, vazhdoi me golat e tij, Benzema i mbrojtur nga vrshëllima bëri një superndeshje dhe shënoi një tjetër gol pas atij në Villamarin, dhe mbi të gjitha është përmirësuar dukshëm para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së më 6 mars. Bale në anën tjetër, më pjesëmarrës, përfundoi një ndeshje 90 minuta për herë të parë që nga 20 shtatori duke lënë prapa ndeshjen e 14 shkurtit ku u lë në stol nga Zidane. Me dy ndeshje ende para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së, BBC është ringjallur dhe i ka dërguar një sinjal Francezëve.