Në konferencën e sotme për media, tekniku Francez shpjegoi planet që ka për Uellsianin dhe i kërkoi falje Dani Ceballos për minutat e pakta në këtë sezon dhe për faktin që e futi në fushë në ndeshjen ndaj Leganes vetëm 29 sekonda para fundit.
Zidane theksoi që Bale është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe se plani për të është të rikthehet në 100% e formës së tij sepse nuk dëshiron t’a humbasë përsëri, ashtu siç ka bërë në të shkuarën.
Ndërsa për Ceballos, tekniku tha që i vjen ‘shumë keq’ për atë që ndodhi në Leganes dhe rikujtoi dy golat e tij të shënuar ndaj Alaves, kundërshtarin e nesërm të Real Madridit.