Uellsiani është inkuadruar në fushë 3 herë nga stoli në 4 ndeshjet e fundit. Përvec kësaj ai ende nuk ka përfunduar një ndeshje të plotë këtë sezon.
Rikthehet ‘rasti Bale’ në Real Madrid. Në Butarque, Zidane sërish e la atë në stol, sic bëri në ndeshjet e fundit, ndaj Real Socidad apo ndaj PSG-së që ishte ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Tre zëvëndësime në 4 ndeshjet e fundit. Ai nuk peshonte me vendimin e Francezit që të pushojë Cristianon në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Legaenes. Trajneri vendosi të startojë me Vazquez që mendon se është më lidhur me ekipin. Zidane u pyet nëse zëvëndësimi i Bale në Leganes ishte për ta mbrojtur atë fizikisht dhe francezi tha: ”Pak nga gjithcka. Jam i lumtur me Bale, duhet të shkojë pak nga pak me të. Ajo që duam është se ai pak nga pak gjen nivelin më të mirë të tij. Ne do të shohim ndeshjet që po vijnë tani, si do ta menaxhojmë atë.”
Nëse për strategji mjekësore (as kundër Betis që luajti 73′ minuta, as kundër Leganes nuk tregoi shenja të dobësisë fizike) apo vendim teknik, fakti është se Bale ende nuk ka përfunduar një ndeshje të plotë këtë sezon. Uellsiani është i vetëdijshëm për ndryshimin e statusti të tij dhe gjestet e tij në ndeshjen e fundit pasqyrojnë gjendjen e keqe që po kalon. Ndaj PSG-së gjestet e tij zhgënjyese u panë qartë. Shikonte lojën jo mirë nga stoli. Më vonë, ai ishte i ngadalshëm në kohën e ngritjes për t’u inkuadruar. Dhe së fundi, nuk morri pjesë në thirrjen e Ramos për ti falenderuar tifozët pas ndeshjes në Bernabeu. Ndaj Betisit ai startoi por u largua në minutën e 73’të duke qenë ndoshta lojtari më i dobët në fushë. Zidane e mbrojti pas ndeshjes atë: ”Ai ka bërë lojën e tij.”, tha tekniku. Dhe së fundi, mbrëmë shkoi në zhveshtore ende pa përfunduar pjesa e parë.
Lojtari Madrilen po përjeton momentet më kritike që nga koha kur nënshkruajti për klubin në vitin 2013. Këtë sezon Bale ka luajtur vetëm 35.5% të minutave të mundshëm. Një pjesëmarrje dytësore në golat e ekipi: 9 gola dhe 6 asistime. Megjithatë Zidane, për arsye teknike, taktike apo mjekësore, nuk i ka dhënë besimin qëkishte në sezonet e kaluara. 26 shtatori i vitit 2017 ishte një humbje shprese për të. Atë ditë ai pësoi një dëmtim muskular ndaj Dortmundit dhe që nga ajo kohë asnjëherë nuk është rikuperuar si duhet dhe vazhdimisht po përballet me vështirësi për të gjetur formën më të mirë.