Kur vjen fjala për ndeshje të niveleve të tilla, të gjithë e dimë që ‘fëmijët’ nuk vijnë në Paris. Dhe këtë e di më mirë se çdokush Zinedine Zidane, që ka katër të rinjë të regjistruar në skuadër. Tani ajo që diskutohet është nëse këta ‘fëmijë‘ duhet të shkojnë në Paris. Thënë ndryshe, nëse Asensio dhe Lucas (e konsiderojmë fëmijë edhe pse ka 26 vjet mbi supe për shkak të minutave) që këtë muaj kanë ndryshuar gjithçka në skuadër dhe me performancat e treguara, mbase kanë fituar një biletë për të udhëtuar në ‘Disneylandin’ e futbollit, Parc des Prices, me mendjen për të qenë protagonist. Ndryshe thënë, për të qenë titullar.
Lucas dhe Asensio kanë qenë titullar në tre ndeshjet e fundit në La Liga. 5-2 ndaj Sociedad, 2-5 ndaj Betis dhe 1-3 në Villamarin. Dhe poashtu ishin protagonistë në momorien më të freskët të Madrilenëve, e që nxiti një emocion madhor, qoftë për mirë, qoftë për keq. Ai zëvendësim i dyfishtë ndaj PSG. Përpara atij ndryshimi, 80.000 persona dyshonin dhe mendonin se rezultati 1-1 nuk ishte edhe aq i keq në fund të fundit, pa mos besuar se pak minuta pasi që dyshja në fjalë të futej në fushë, gjërat do ndryshonin.
Asensio dhe Vazquez shëndruan stadiumin e Betis në një vullkan të vërtetë në më pak se 20 minuta. I dhanë kthesën një ndeshje dhe e përcaktuan fatin e atij takimi, në një stadium që gjithmonë ka qenë i vështirë për Real Madridin. Që nga nata e Shën Valentinit, Zidane ka një dashuri të veçantë për dy mesfushorët, dhe në çdo ndeshje që ka vijuar pas asaj nate, emrat e tyre kanë qenë gjithmonë mes titullarëve.
Kundër Betis tekniku u dha vazhdimësi dhe Asensio ia shpërbleu me dy gola dhe një performancë fantastike që e bënë Zizoun të rikthente buzëqeshjen. Por kjo nuk mjafton, sepse ai e di që pas një ndeshje të tillë, ajo që dëshiron publiku është t’i shohë në fushë përsëri. Diçka e ngjajshme ndodhi me Lucas në Leganes, që shënoi fillimisht shënoi dhe më pas dhuroi një asist duke bërë një ndeshje të madhe për 90 minuta.
Tani nuk ka arsye për t’i ulur në stol. Lucas po e dëshmon që është mjaft efikas kur del nga fillimi dhe Asensio.. Asensio është duke bërë që të stampohen më shumë bluza me emrin e tij sepse me performancat që po tregon, do të ketë shumë përfitime si për të ashtu edhe për klubin. Mungesa e Marco Asensios në Paris do të ishte një padrejtësi dhe një mundësi e humbur. Lojtarët e mëdhenjë prodhohen në ditë të mëdha. Artistët e mëdhenjë ekspozohen në muze të mëdhenjë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të kënaqen me veprimtaritë e tyre.
Për më tepër, rivalët e tij nuk janë duke performuar. Bale u rikthye të jetë zëvendësues në Batarque dhe ka humbur imunitetin. As pa Cristianon në fushë nuk është vendimtar, ashtu siç bënte dikur. Bënte Ronaldon kur ai nuk ishte. E as Isco nuk duket në një moment të mirë, i hijezuar nga aftësitë dhe ritmi i mikut të tij Asensio.
Atëherë, pse të mos mendojmë që ata të cilët zgjodhën ndeshjen e parë në minutën e 79 të mos jenë edhe plani A për ndeshjen e kthimit? Nëse Zidane vendos të luaje në Paris ashtu sikur ndeshja në Bernabeu të mos ekzistonte, me qëllimin për të fituar si në rezultat ashtu edhe në lojë, atëherë do të duhet të luaje Asensio dhe Vazquez në krahë për të ndaluar rrezikun e Mbappe dhe Neymar. Të kesh katër mesfushorë për të vulosur superioritetin ndaj një skeme 4-3-3 të kundërshtarit, duket sikur alternativa më e mirë e mundëshme. Dhe mbi të gjitha, sepse nuk ka fushë më të mirë për t’i dhënë Asensios përgjegjësinë e një ndeshje si ajo e Parc des Princes.