Muaji shkurt nuk ka qenë aspak i keq për Real Madridin. Ky muaj ka ngritur ekipin e Zidane, që buzëqesh, që ka harruar ditët e tij të vështira dhe më të këqija. Me Champions Leaguen në mendje, Los Blancos filluan të pastrojnë rezultatet e dobëta që kishin pasur në La Liga në kohët e fundit. Pas fitores në Butarque, Madridi është 14 pikë prapa Barcelonës dhe në vendin e tretë. Cdo gjë është pak për klubin Madrilen, por kjo shërben për të parë gjithcka ndryshe, për të vazhduar të shkruajnë motive në rrugën për La Decimotercera.
Jo shumë kohë më parë Villareali fitoi në Bernabeu, jo shumë kohë më parë Leganes eliminoi ekipin Madrilen nga Copa del Rey…por që nuk i ndali lojtarët. Në shkurt ata janë rikthyer. Golat përsëri vijnë si gjethet në tokë, si pasojë e kalimit të kohës. Shkurti filloi me një barazim ndaj Levantes 2-2 por që nga ajo mbrëmje ishte plot me suksese.
Ekipi shënoi 5 gola ndaj Real Sociedadit para se të priste PSG-në, ndaj të cilës ia ndali muzikën që e dëgjonin shumë në kohët e fundit. Dhe përsëri rikthehet pas dy javësh në Paris. Në mes tjerash, fitore ndaj Betis dhe Leganes, dhe tri ndeshje para se të udhëtojnë në Paris (vs.Alaves, vs. Espanyol dhe Getafe), janë një lloj garancie që gola janë duke u menduar për në Francë.
Ekipi ka rikthyer golat (22 gola në 6 ndeshjet e fundit, që nga eliminimi në Copa), Cristiano është rikthyer, Lucas dhe Asensio kanë kthyer kontratën e Zidane me dy anëtarët e BBC. Pra, kriza është një histori në Real Madrid, ajo është kryer.
Problemi i vetëm janë golat e pranuar. Ekipi ka pranuar gol në 9 ndeshjet e fundit dhe pas tri ndeshjeve vjen PSG-ja. Nëse Madridi nuk pranon gol atëherë do të jetë në cerekfinale por nesë e bënë këtë atëherë duhet të shënojë ndaj tyre.
Deri më 6 mars në Paris, vazhdon La Liga, edhe pse ajo e Champions League cdo ditë luan në mendjet e tyre. Dhe përderisa ka Champions, nuk ka krizë. Derisa ka Champions, ka Real Madrid. Kampionati shërben për t’u ngrohur dhe më pas të ndjejnë zjarrin në gjoks kundërshtarët kur yjet e Madridit dalin në fushë.