Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e sontme që ekipi e zhvillon ndaj Leganes me fillim në ora 18:45.
Portugezi ka marrë pushim nga tekniku Zidane dhe gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar në vendlindjen e tij së bashku me të dashurën.
Në mbrëmje ai është parë duke darkuar me dy ish bashkëlojtarët e tij në një restaurant në Lisbonë.
Fabio Coentrao dhe Jose Semedo ishin dy bashkëkombasit apo dy ish bashkëlojtarët e tij që e shoqëruan atë për një darkë në një nga restaurantet luksoze në kryeqytetin e Portugalisë.