Portjeri i Chelseas, Thibaut Courtois, ka dhënë një intervistë për media pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Barcelonës (1-1), në të cilën ka folur edhe për të ardhmen tij dhe transferimit të mundshëm në Madrid.
”Nuk e kam të qartë të ardhmen time.”, janë fjalët e tij për Partidazo de Cope pas ndeshjes së mbrëmshme.
”Ajo që thashë se zemra ime është në Madrid është keqkuptuar, edhe pse i kam dy fëmijë në Spanjë, në Madrid, dhe kjo nuk është e lehtë. Kam edhe një vit në kontratë, jam i lumtur dhe kam biseduar për rinovimin e kontratës.”
”Chelsea ka besuar tek unë që nga momenti i parë dhe kjo nuk harrohet. Nuk besoj se Florentino Perez do të më thërrasë mua, telefononi agjentin tim dhe bisedoni me të.”
Kjo intervistë e portjerit Belg lë shumë për të dëshiruar duke ditur që emri i tij ka qenë shumë i lidhur me një transferim të mundshëm në klubin Madrilen, sidomos pas fjalëve të tij të fundit ku tregoi se familja e tij jeton në Madrid.